2018

Vinson

Door to door – 28 days (11 days blocked in the icy continent)
Elevation – 4892alt
Route – Normal route

08 Dhjetor 2018
MWSUAM SI MBIJETOHET, ISHA DUKE HUMBUR HUNDWN NGA MORTHI

Dyert e Ilyshin u hapen dhe,  nje erë e ftohtë ma kaploi trupin  veshur me  rroba të posacme për ato temperatura ngrirëse. Zbritëm në akull dhe filluam të ecnim drejtë makinave të borës qw na transferonin në Union glacier (baza e Antartikut). Gjëja e parw qw bëmë pasi qw arritëm në Union Glacier ishte nje tour rreth kampit.

Sensi i kohës me humbi fare sepse 24 orë ishte dritw. Pas pak  kohe një mini-airplane na mori dhe na dwrgoi për base camp. Na la e iku, ishim vetëm ne me cantat dhe slitat tona të rënda. Kishim një mini shtëpi me vete. Natën e parë e kaluam nw  kampin bazë, ndwrsa të nesërmen u zgjuam pasdite dhe vendosem t’i afrohemi kampit 1 duke bartur dhe dwrguar  disa gjëra nw mwnyrw qw tw kemi mw tw lwhtw  për ditën kur vendosim tw shkojmë në atw kamp.

Rreth orës 1 pas mesnatës u kthyem prap në kampi bazë, ndërsa të nesërmen u zhvendosëm në kampin e parw, ndwrkaq rrugës u ndalëm të marrim gjërat qw i kishim lënë të gropuara një ditë më parë. I vendosem tendat dhe hymë brënda për të pushuar. Pastaj darkës i erdh koha, ishte shumë ftohtw që të shkoja ne kuzhinën e akullt të ndërtuar nga ne dhe, në kokw mu sillnin ushqimet dhe orwt qw duhej tw prisja pwr ti ngrwnw ato.

Në Antartik nevojat fiziologjike duhesh ti bartwsh tw gjitha  me vete e ti hudhësh nw vendet e posacme, si: pee hole, the poop bags..

Kaluam ca ditë në kampin e parw pasiqë koha nw pjesën tjetër të malit ku duhej tw ngjiteshim nuk ishte stabile. Kalimi prej kampit të parë në kampin e dytw duhej tw kalohej pwrmes  fixed lines ku tw gjithw e cilësonin si pjesën më të vështirë të rrugws,  dhe ashtu edhe  doli. Pasi kaluam disa ditw në low camp erdhi koha që të vazhdonim me ngjitjen, pregaditëm gjërat dhe këtë herë do shkonim me “one push” sepse moti nuk premtojke të ishte I mirë për një kohë më të gjae se 2 ditë. Cantat I kishim tw rënda, në to kishim futur edhe disa gjëra nga slitat dhe filluam ngjitjen në terrenin e pjerrët e të ngrirë. Në fund tw fixed lines filloi njw stuhi me erëra të forta dhe mjegull të madhe. Mezi gjetëm kampin.

.Me mund dhe frikë tw madhe se mos po i humbisim tendat punonim shumw në grup duke ndihmuar selici njëri-tjetrin, pasi që në mal team work është gjëja më e rëdësishme për të qwndruar gjallë. Atë natë pushuam në tendat tona dhe ishim tw pregaditur për t’ia mësyer majes…

Mëngjesi erdhi i ftohtë dhe i përcjellur me erëra të forta tw cilat na e bënin tw pamundur ngjitjen.

Mike (lideri I ekspeditës) na tha që duhet të prisnim ditën tjetër pasiqë sot është e pamundur. Më kujtohet, nuk kam dalur fare nga tenda për 24 orw, ishte pothuajse e pamundur.

Më 16 dhjetor nisemi drejtë majes, lam pas  kampin me erëra dhe filluam ngjitjen. Pothuajse pas 2 orë ngjitje qielli u kthjell dhe erërat pushuan plotësisht, hap pas hapi dhe arritem në majë të majës së Antarktikut,  dhe si cdoherë përqafova babin, por kësaj radhe më shumë se kurrë sepse ishte një fillim i mbarë i projektit tim, tw cilin  unë parapëlqej ta quaj  ‘projekti ynë’ , pasiqë pa babain asgjw nuk do të ishte e mundur.

Rrezet e diellit shkëlqenin mbi borën e bardhw kristal dhe, mbi fytyrat tona të lumtura, por jo dhe për shumë gjatë. Gjatë kthimit ne përjetuam tmerrin. Në 4567alt filloi stuhija e radhës por kësaj here dy herë më e fortë. Nuk shihja asgjë, as edhe këmbët e mija. Ecnim si të hipnotizuar pa ditur se ku po I vendosnim këmbët, u ngjanim zombive..

Arritwm te kampi, të gjitha grupet tjera ishin brenda tendave të tyre të frikësuar se qfarw do  të ndodhte në orët e vona të natës, e ne, ne ishim në hallin tonë se si të futeshim brenda shtëpive tona të vockëla…

Isha e rraskapitur dhe gati të futesha brenda por, my tent mate ishte duke struggle me duart e saja, kishte shumw tw ftohtw dhe nuk ishte në gjendje t’I hiqte kthetrat nga këmbët, shkova ti ndihmoj dhe nw ato momente Mike me zë të lartë më thotë të hyjë brenda në tendë,  por unë vazhdova t’a ndihmojë. Mike u afrua dhe nw momentin kur më pa tha: you are having a nose frostbite, go inside your tend immediately or you’ll lose your nose. ( ka nisur morthi nw hundwn twnde,  hyr nw tendw menjwherw pwrndryshe do ta humbaswsh hundwn)

Hyra brenda dhe dwgjova babin tw më thwrriste nga jashtë, nuk kishte idenë se ku gjindesha… Mike I tregon se jam në tendë dhe pa frymw futet brenda dhe më pyet se si jam dhe cfarë ka ndodhur me hundën time, I tregoj ngjarjen dhe shtrihemi të pushojmw. Asnjëri nuk mund të flinim, ishim të brengosur mos erërat do e shkatwrronin dhe do e merrnin me vete tendën tone, pastaj sic e thoshte guida: Game over …

Zbardhi mëngjesi dhe me tw katra u bëmë gati dhe filluam zbritjen për në base camp. Ishte natw e tmerrshme..

Pas disa orësh zbritjeje, më në fund ja ku jemi, nw base camp. Njëri në grupin tonw kishte marrë frostbite ne 3 gishtwrinjtë të dorës dhe, duhej sa mw shpejtw  të kthehej në Punta Arenas ( jashtw Antarktikut, nw Chile)  të shikohej tek një doctor, por punwt moren tjetwr drejtim dhe jo sipas planit. Këtu fillon cdo gjë.

VINSON

Bllokohemi për 11 ditw tw twra në kampin bazë të Vinson Massif në një kontinent me temperaturë konstante -25C. Moti i keq dhe me mjegull twrw kohwn, kishte kapluar Antarktikun dhe nuk lejonte fluturimin e aeroplanit pwr tw na kthyer nw Union Glacier.

Gjithashtu ishin ndwrprerw tw gjitha hyrje daljet me Antarktik.

E frikshme, cdo ditë dhe natë luteshim të përmirësohej koha dhe të kthehemi te të dashurit  tanw, rezervat e ushqimit filluan tw harxhohen ndërsa ditwt kalonin, thyem cdo rekord te bllokimit në atë vend….

Krishlindjet i festuam nw  kamp, edhepse  ishte planifikuar tw jwmi nw shtwpi 3 ditw para tyre. Ndërtuam një bredh nga akulli dhe bora, dhe e dekoruam  atw me litarw e karabina,  buzwqeshnim ashtu duke mallëngjyer njëri tjetrin duke u munduar qw tw mos na humbw durimi dhe tw na bjerw morali.

Mwngjesin e 28 Dhjetorit nuk do ta harroj kurrw, moti kishte filluar tw qilej dhe i gjithw kampi ishte ngritur nw kwmbw duke pritur aeroplanin. Gwzimi arriti kulmin kur u qel horizonti dhe u duk aeroplani duke zbritur. Mjaftw e sikletshme ishte pastaj pritja, pothuajse nw ankth derisa grupet sipas radhws shkonin, e duheshin orw tw twra tw tw vinte radha,  si pwr sherr ajo radhw ishte me turren  e fundit pwr mua dhe babin…

 

Pas pothuajshe 1 muaji në zemrën e akullt tw Antarktikut, mw nw fund dolem nga kontinenti i akulltw dhe  u kthyem në shtëpitë tona  te të dashurit tone, nw natwn e Vitit tw Ri, kwtw herw  më të fortë se kurrë….

Ishte kjo ekspedita që më mësoi që stamina është celësi për cdo gjë në jetë.