2019
EVEREST
Door to door – 2 months
Route – Normal from South Side
Elevation – 8848alt
“ NUK ËSHTË NË PROJEKT, PËRNDRYSHE UNË DO TË HUDHEM PAS TEJE’’
Pas dy javë ecjeje me disnivel prej 2520m, më në fund arritëm në Everest base camp (5380m). Në zemër të Himalajeve, një vend i vogël me 1000 banorë nga e gjithë bota, ku secili ishte aty me qëllime the detyra të ndryshme. Sherpa, ngjitësa, kuzhinierë, treackers, mjekë, fotografë profesional e shumë të tjerë.
Netët e para ishin të frikshme, nuk mund të flije nga zhurmat e orteqeve the akullnajave qe binin cdo 5-10 minuta në Khumbu, por që ditë pas dite u mësuam dhe ishte një gjë e cila kaloi në rutinë. Gjëja më e vështire për të jetuar në 5380m lartësi mbidetare ishte adaptimi I trupit me ajrin e pakët, ku edhe gripi me i vogël ishte i vështirë për ta kaluar. Ekspedita nuk fillonte pa u përfunduar ceremonia e Pujas. Një ditë kushtuar lutjeve ndaj malit dhe ndaj trupave qe pushonin të lumtur dhe të qetë në mal. Kisha fatin që përvec babait të kisha pranë edhe dy miket e mija të cilat fillova ti duaj si motra te mia, Anuja dhe Aditi, motrat nga India me të cilat kemi kaluar momente të trishtimit dhe të gëzimit së bashku.
Erdhi koha e rotacionit të parë, i cili parashihte rrugën prej kampit bazë deri në kampin 1, dhe më pas në kampin 2, pra duke kaluar përmes Khumbu icefall – pjesa më sfiduese e njëkohësisht më e preferuara për mua, me plot atraktivitet duke sfiduar kravaset me shkallë e me litarë. Pyeta babain tim natën para nisjes: bab, nëse bie unë në kravasa cfarë do të bësh ti?….nuk është në projekt, përndryshe hudhem pas teje – më përgjigjet ai. Joo I them, ti duhesh të kthehesh se ju duhesh nanes dhe Lekes (vëllaut tim). Nisemi në rotacion dhe kalon me sukses.
Por kur filluam rotacionin e dytë, që kishte për qëllim të preknim kampin 3 (7470alt), unë nuk ndihesha mirë me shëndet, dhe nuk munda ta përfundoj rotacionin me sukses. Arrita në kampin e parë me shumë mund nga dhimbjet e mëdha në stomak, aty guida më këshilloi që të khehem në base camp dhe të kontrollohesha tek mjeku. U ktheva në base camp, dhe tek tenda ima fillova të qajë e merakosur se si do të mund ta ndihmojë vetën në atë lartesi, e merakosur për shëndetin tim dhe për ëndrrën e madhe.
Pas 5 ditëve pushim dhe trajtim me atibiotikë unë isha gati të nisja rrugëtimin drejtë majës më të lartë në botë.
Nuk u nisem, një stuhi e madhe – cikloni Fani, kishte përfshirë kampin e parë dhe të dytë, të gjithë që kishin qenë lartë ishin kthyer në kampin bazë në tendat e tyre, dhe pritnin përmirësimin e kohës…
Përderisa po luanim letra së bashku me sherpat që ishin guida të certifikuara dhe kishin bërë ngjitje me Simone Moro dhe Ueli Steck, dy alpinistë te shkëlqyer, një lajm u shpërnda në kamp që, sonte pas mesnatës do nisemi, por kësaj radhe stacioni i fundit do të ishte maja.
Nuk isha gati, kisha frikë dhe nuk doja të nisesha atë natë. Gjatë darkës biseduam dhe pyetëm guidat për itinerarin tonë, ne ishim të udhëhequr nga ëestern guided group, dhe ishim të fundit që do të nisemi për maje, kështu që atë natë i përcollëm të gjitha grupet, dhe ne parashihej të nisemi pas dy ditësh.
Dita erdhi dhe, ne filluam rrugën e gjatë, të rrezikshme dhe të vështirë drejt majës së botës por, nuk e di se a mund te them fatbardhësisht nuk mbërrimë në kampin dy.
Të gjitha grupet kishin arritur në South Col (kampi i fundit) që quhej ‘’zona e vdekjes’’, dhe disa kishin mbetur pa oksigen të mjaftueshëm për të vazhduar majën. Në rrugë ishin më shumë se 200 persona që tentonin majën, dhe aksidentet sa vinin e shtoheshin për shkak të trafikut të madh. Sherpat iu dërguan ndihmë duke i furnizuar me oksigjen të bollshem (të cilin e merrnin nga ne) dhe ne pritnim në kampin dy pa e ditur se cfarë me të vërtetë po ndodhë me ne, a do ta kishim shansën edhe ne ta shfrytëzojmë dritaren për maje, meqenëse sezona po I afrohej fundit.
Të gjithë nga ekipa jonë e cila numëronte dhjetëra ngjitës, arriten majen. Ne po i prisnim në kampin e dytë , ku mëpastaj dëgjonim përvojat e tyre, duke iu ndihmuar qoftë me shërbimin me qajrat e nxehtë apo me akomodimin e tyre nëpër tenda.
Disa ishin kthyer me frostbite në gishtërinjë, faqe e sy, kishte qenë ditë e mundimshme me shumë trafik dhe aksidente…..e dija qfarë po na priste…,
Kuptuam që edhe ne u furizuam me oksigjen, dhe mëngjesin tjeter na priste dita e madhe e majes.
Mblodha forcat dhe me plot vullnet vazhduam pjesën finale të ekspeditës së gjatë dy mujore. Arritëm në kampin 4, pushuam, dhe në orën 21:00 ia mësyem majes. Sec mu duke nata e gjatë, ne ngjiteshim po ende ishim largë, ishte ajo njdjenja që sa më shumë afroheshim, aq më larg na u duke maja. Orët kalonin dhe askush nuk kishte mbetur në mal pos grupit tanë. Në South summit arritem së bashku me lindjen e bukur të diellit. Sa shumë e adhuroj lindjen e diellit në mal… Qielli ishte i qetë dhe i kthjellët, më dukej si në ato ëndrrat e mia e të cilat nuk më braktisnin asnjë natë. Ndërruam bombolën e oksigjenit dhe vazhuam vëtëm unë, babi dhe dy sherpat tanë, të tjerët ishin pas dhe po vinin ngadalë. Maska ime u ngri nga të ftohtit dhe e kisha të vështirë frymëmarrjen por, nuk doja t’ia ndija fare, isha shumë afër majës së botës, por ajo që më shqetësoi ishte situata e babait tim. Bombolës së oksigjenit i kishte ardhur fundi dhe Sherpa mendonte t’ia ndërronte bombolën kur të mbërrinim në maje, por sipas kalkulimeve të mia ishte shumë kohë e gjatë që babai im të kalonte pa oksigjen dhe fillova të merakosesha. Në lartësi afro 8848m fillova të debatoja me sherpat, që sot kur pyes vetën nuk e di ku e kam marë atë energji, dhe më në fund u bindën që ti ndrronin oksigjenin….
Hapat e fundit drejtë majes kaluan nëpër trupin e një vajze e cila edhe sot pushon e qetë në bukurinë e Himalajeve, ishin hapa trishtues, u ndala dhe po e analizoja….babi nga pas më tërhek vërejtjen që të vazhdoja… isha shumë afër majës, gjë që më bëri të harroj gjithcka… e pabesueshme..

Në maje të malit Everest, në maje të botës po përqafoheshim unë dhe babi, përqafimi më I mundimshmi, më I lodhshmi, më sfiduesi, më i ftohti dhe në anën tjetër më i ëmbli, më I bukuri.
Pamja spektakulare na u shfaq përpara….vetëm ne dhe mali më I madh në botë.
Qfarë fati, kishim gjithë malin vetëm për veten tonë…pa trafik, pa erëra….sa shumë na u shpagua pritja e gjatë.
Por, nuk ishte fundi i ekspeditës aty, rruga ishte ende shumë e gjatë, e dija që numri më i madh I aksidenteve dhe dështimeve ndodhnin gjatë zbritjes, pra, duhej të ktheheshim shëndosh e mirë në kampin bazë ku na prisnin Uta dhe Mike, atëherë ekspedita do të përfundonte me sukses.
Rruga e kthimit ishte e gjatë dhe me dukej se nuk mbaronte kurrë. Lamë grupin pas në kampin 4, e unë, babi dhe Casey( guida ynë) filluam menjëherë zbritjen për në kampin 2. Ishim të lodhur nga rruga e gjatë e majes, dhe koha nuk mbante mirë. Dielli I ditës kishte shkrirë borën, ndërsa acari I pasditës kishte ngrirë cdo gjë, litarët ishin të ngrirë përtokë dhe ishte shumë e vështirë të punonim me to. Më në fund mbërrimë në kampin dy, ishte errësuar dhe askush nuk ishte aty, vetëm Lahkpa dhe kuzhinieri që na prisnin. Me të hyrë në tendë nga radio dëgjojmë bisedën në mes Mike dhe Tomit i cili gjendej pas në kampin 4 me pjesën tjetër të grupit. Tomi i mërzitur tregon se njëri nga grupi nuk ishte më në mesin tonë, thjeshtë zemra e tij më nuk e përballoi të gjithë presionin dhe mundimin e malit madhështorë. Të uritur por tanimë pa oreks, pimë një pjatë supë, ngritëm tendat dhe ramë në gjumë të thellë por të shkurtër.
Pikat e “shiut” që ishin krijuar nga kondenzimi i ajrit dhe alarmi i telefonit më nxorën gjumin ne orën 4 të mëngjesit, nuk do ta harroj kurrë, ishte njëri nga mëngjeset më të ftohta të cilin unë e kam përjetuar. U paketuam dhe filluam zbritjen për kampin bazë. Edhe pse kisha “pushuar” isha e rraskapitur dhe e ëndërroja momentin kur do të përqafoja nënën dhe vëllaun. Kur kaluam kampin 1 dhe iu afruam Khumbus, bëmë një pushim, morëm kalori dhe pregaditëm mendjet tona se tani duhet ti japim vetës më shumë se kurrë dhe ta kalojmë Khumbum shumë shpejtë për shkak të rrezikut.
Asgjë nuk ishte si më parë, rruga kishte ndryshuar, ankerët ku lidhej litari mezi mbaheshin në borë por, frika më e madhe mu shfaq tek shkallët horizontale që ishin të vendosura për të kaluar cravaset, mezi rrinin, bora ishte shkrirë më shumë se që duhej, dhe hapësira ishte tani më e madhe se shkallët.
Më kujtohet gjatë kalimit në njërën shkallë, ishte rendi I babit I cili gjindej në mes të shkallës, për një moment shkalla që gjindej poshtë tijë që më nuk ishe funksionale u shemb dhe zemra ime u rrotullua aty. Lutesha të kthehemi shëndosh, ishim në pjesën më të rrezikshme në kohën më të keqe. Akullnaja vazhdonin të binin, orteqet s’kishin të ndalur, por ne vazhduam deri në fund. E shihja kampin bazë nga largë, dhe hap pas hapi tek I afrohesha, më në fund pashë Utën.
E përqafova fortë dhe falenderova të gjithë të pranishmit që kishin kontribuar në ekspeditën tonë. U fotografuam me shamijat ngjyrë portokalli të triumfit dhe në fund, Gelbu, një njëri shumë I mirë I cili ishte afër grupit cdo herë në base camp, më mbushi një gotë masala tea dhe më uroi në gjuhën e tij të cilën unë nuk e kuptova kurrë….
Kthimi shëndosh e mirë në kampin bazë, në të cilin kishim arritur dy muaj më parë në fillim të ekspeditës, shënoi triumfin tonë























































