ACONCAGUA
Door to door – 3 weeks
Route – Aconcagua traverse
Elevation – 6962alt
STUHIA BRUTALE, KTHIMI MË ËSHTË DUKUR NJE SHEKULL
Kampi Bazë – Plazza Argentina ( 4200 lmd)
08.02.2019
Ashtu siç ishte planifikuar, pas ecjes 3 ditore, unë së bashku me babain, dhe ekipin e alpinistëve të cilët këtë herë ishin nga pothuajse çdo cep i botës, arritëm në Kampin Bazë – Plazza Argentina ( 4200 lmd).
Ecja përgjatë “ Vacas Valley” për ato ditë, ka mundësuar që ne të takoheshim me madhështinë dhe bukurinë e natyrës së këtij parku nacional, duke përjetuar një eksperiencë mjaft të këndshme.
Meqenëse këtë herë nuk ka pasë përballje me ngjitje teknike, dy janë gjërat që na kan përcjellin rrugëtimin: Moti në njërën anë, dhe lartësia e madhe mbidetare në anën tjetër, të cilat natyrshëm luajnë rolin e vet specifik, e së bashku japin shenjë që mali me gjithë bukuritë që ka, sjellë edhe sfida ndaj të cilave alpinistët e mirëfilltë nuk janë neglizhent asnjëherë.
Arritja deri në Kampin Bazë është bërë me një mot mjaft të nxehtë e të thatë, shoqëruar me erëra dhe sipas itinerarit edhe atë – duke vendosur tendat fillimisht në – Pampa De Lenas ( 2950 lmd), dhe pastaj në – Caza De Piedra ( 3240 lmd).
Përzgjedhja e kësaj rruge nga ana e CTSS – së , e cila rrugë është kombinimi në mes “ Normal Route” dhe “ Polish Route” për ngjitje dhe zbritje, është bërë për arsye se ecja për-rreth malit për 360 shkallë, ofron mundësinë e përjetimit më të mirë të mundshëm të kënaqësisë, duke shijuar madhështinë dhe panoramat piktoreske të malit më të lartë të Amerikës Jugore nga çdo kënd i vështrimit, sikurse jap edhe kohë të mjaftueshme për aklimatizim.
Të gjithë kemi qenë në humor të mirë, duke shijuar kuzhinën Argjentinase, duke u socializuar dhe mësuar me kulturat e ndërsjella, e me shumë emocion për momentet që po na prisnin…
Kampi 2 – 5.500 lmd
Pavarësisht erërave të forta me shpejtësi 70 – 90 km/h përgjatë atyre 3 ditëve, unë dhe I tërë grupi i alpinistëve qëndronim në humor të mirë, dhe lëviznim duke iu përmbajtur planit.
Kur arritëm në Kampin 2 (5.500 lmd), dhe vendosëm kampin, përfunduam bukën dhe më pastaj njëra nga guidat, Sasha, organizoi nje mbledhje vetëm me vajzat, në të cilen diskutuam për tema të ndryshme që kishin lidhje me malin dhe situatat e ndryshme të cilat na sjellë mali. Gjatë bisedës tonë, moti filloi të prishej përsëri dhe të gjithë u kthyem të tendat tona ku gjumi na zuri menjëherë.
Mëngjesi I të nesërmes ishte brutal, disa nga litarët e tendave kishin filluar të këputeshin nga erërat e forta, dhe nuk ishim të sigurtë se a do të vazhdonim rrugën për kampin 3 apo jo.
Pas një kohe, Guida Mike iu afrua tendës sonë, dhe tregoi që erërat kishin filluar të qetësoheshin, kështuqë na duhej të pregaditeshim për nisje… deri sa ne po bëheshim gati, erërat filluan prap me të vjetrën, por kësaj here shumë më shumë dhe e detyruan Mike të vinte tek ne dhe të na thot “Niti dhe Mrika, nuk do të nisemi sot sepse nuk do të arrijmë ne kampin 3, dhe nëse do arrijmë, rrugës do të marrnim me patjetër frost bite. Tani kemi një problem tha, dhe na duhet ndihma juaj. Dy tenda I ka rrëzuar era, duhet t’I forcojme tendat tjera”. Në momëntin kur dolëm nga tendat më duket se era më mori me vete… pasi kaluam pothuajse 1 orë jashtë duke punuar, u kthyem në tendat tona dhe kaluam natën, derisa të nesërmen na duhej të vazhdonim ekspeditën…
– Kampi 3 Colera (6.000 lmd). Të gjithë ishim mirë, dhe çka është më e rëndësishmja, aklimatizimi po shkonte mirë për të gjithë, gjithnjë duke ndjekur rregullin e alpinizmit : NGJITU LARTË, BËJ GJUM POSHTË. Kampi I tretë ishte më I ngarkuar me ekipe të ndryshme. Pasi vendosëm kampin, shkuam të marrim ujin I cili gjatë natës ngrihej..
Nëse moti do premtonte me qetësimin sadopak të erërave, përpjekja për ngjitjen e majës do të bëhej pas dy ditëve.
Më në fund erdhëm në kampin katër dhe, ishte hera ime e pare një një lartësi kaq të madhe. Edhe pse ishte shumë e vëshirë të merrnim frymë e të pushonim, për cudi une po ndjehesha mirë. Plani ishte që në orën 2 pas mesnatë të niseshim për maje.
Drita të kokës ishin krejt cka shihnim në mëngjesin shumë të hershëm. Ishte shumë ftohtë dhe, mezi pritnim të lindte dielli, këmbet nuk I ndjeja më nga të ftohtit e ndonjëherë kisha frikë mos kishte ndodhur ajo që të gjithë i frikësoheshim, pra ngrirja.
Kur mbërritem afër shpellës së famshme, lindi dielli dhe filluam ta shihnim majën. Kisha shumë enërgji dhe nuk ndalesha.
Maja, ekspedita e tretë e suksesshme, nuk mund ta besoja, në maje koha nuk ishte e mirë, shumë mjegull dhe disa pika shiu. Thuajse I gjithë grupi ia dolëm dhe kjo më gëzonte shume.
Kthimi ishte i gjatë, kalonte nga një rrugë krejt ndryshe prej nga jemi ngjitë, në mënyrë që të përshkonte 360 shkallëshin përreth malit, dhe, më është dukur sa një shekull…
































