2018

Kilimanjaro

Door to door – 2 weeks
Elevation – 5885 atl
Route – Marango route

25 Janar 2018
HAKUNA MATATA

Nuk më besohej që filloi, dhe  unë do të nisja rrugën për majen më të lartë të një super kontinenti… Jumbo! Më përshëndetnin andej – këndej me një buzëqeshje në fytyrë, e unë e lumtur dhe e emocionuar me një gëzim të papërshkrueshëm.

Regjistruam hyrjen në  parkun nacional të Kilimanjaros, perqafuam njëri – tjetrin, dhe filluam ecjen për kampin e parë. Me të hyrë  në xhungëll, përpara na u shfaq natyra e egër e saj, me pemët e mëdha e të gjelbra, majmunët e kacavjerrur në to, e cila natyrë që në fillimin e ekspedites na hipnotizoi.  Pas disa orësh ecje më në fund mbërritem  në  kampin e parë (Mandara hut) – 2699alt.

U ndamë në grupe dhe u vendosem nëpër huta.  Pasi që pushuam mirë, shkuam të darkonim dhe të diskutonim planin për diten e ardhshme. Takuam kuzhinjerin dhe të gjithë porteret pa i perfshirë guidat, mbeta pa fjalë nga energjia pozitive që përcollen te të gjithë ne.

Mëngjesi i hershëm në Mandara ishte nje terapi për të cilen babai  im kishte nevojë pas gjithë angazhimeve dhe ngarkesave të punës së përditshme.

 

U pregaditem dhe filluam udhëtimin për kampin e dytë. Gjatë rrugës ra shi, hapem cadrat shumëngjyrshe dhe fikem celularët pasiqë moti mbante shi e me vetëtimë shumë.  Kur mberritëm në kampin e dytë (Horombo Hut) – 3720alt, që menjëherë u bë kampi im i preferuar, shiu pushoi, e ne ishim të qullur nga shiu dhe  të mbuluar në baltë.

Me padurim pritnim porterin me duffle bags,e derisa në njërën anë guida i siguronte hut-at për grupin, në anën tjetër ne u nënshkruam për arritjen në këtë kamp. Nata ishte e ftohtë ku gjatë darkes biseduam dhe u vendos që dita e nesërme të ishte ditë aklimatizimi  (ecje deri te Zebra rocks), dhe ashtu ndodhi.

Të nesërmen kur mbërrimë te Zebra rocks koha ishte me mjegull, por gjatë rruges mundem të shkrepnim disa fotografi të bukura, të cilat gjatë nates i shkëmbyem me njeri – tjetrin. Mezi më zuri gjumi naten, mendimi që nesër do të niseshim për kampin e fundit dhe malli për dy më të dashurit e mi, nënën dhe vëllaun  nuk me linin te qetë.

 

Rruga për në kampin e fundit (Kibo hut) – 4703alt, nuk ishte edhe aq e lehtë sa mendoja, ishte e gjatë dhe e mundimshme për shkak të lartesisë mbidetare. Mbërritem rreth ores 12.00 në mesditë, dhe plani ishte të pushonim deri në oreën 22.00,  dhe në ora 23.00 të nisemi për maje. Filloi të më nxehej trupi nga  temperatura dhe të më merreshin mendëtt, babi im i dashur dhe i kujdesëshëm më dha një paracetamol që të më kalonte dhe në ndërkohë më zuri gjumi, deri kur alarmat e telefonave më zgjuan, dhe aty e kuptova se ishte koha të bëhemi gati.

Koha e së vërtetës… prisnim në rend njëri pas tjetrit të veshur e me drita në kokë guiden, deri sa e përfundoi  fjalimin e tij motivues, dhe mëpastaj filluam ecjen.

Cdo gjë shkonte mirë deri në momentin kur sëmundja e lartesisë filloi të më mundojë. Ecja, por këmbët nuk më mbanin, koka më cahej nga dhimbja, të vjellurat nuk kishin të ndalur. Të gjithë vazhuan rrugën, e  bashkë me ta edhe unë.

Arritem në maje, dhe me vete morrem edhe lindjen e diellit. Pamja impozante nwn dritwn e rrezeve tw hershme tw diellit e cila mu shfaq pwrpara, nuk do ta harroj kurrw.

Përqafova babin dhe grupin, u ndjeva krenare me vetveten dhe isha e lumtur për të gjithë.

Aty më lindi ideja pwr pwrjetimin e lindjes sw diellit nga majat e tw 7tw kontinenteve dhe,  aty zu fill projekti im të cilin njerëzit e quanin “crazy project”.