CARSTENSZ PYRAMID

Door to door – 2 weeks
We got stuck for 18 days
waiting for the weather,
so it took us almost 1 month.
Route – Normal
Elevation - 4884alt

BAB, NUK PO SHOH…HUHH…ECË NGADALË DHE FOKUSOHU TEK KËMBËT…”

 

Më 25 korrik u nisëm për majen e fundit të projektit ‘Mrika Seven Summits’ me plot entuziazëm. Isha më gati se kurrë. Endrra po bëhej realitet.

Në Bali u takuam me Anujen dhe prej aty u nisëm për në Timika – Papua, Indonezi. Kur arritem në aeroportin e vogël u takuam me guidat të cilët na dërguan në hotel.

E vetmja mënyrë për të shkuar në kampin bazë ishte përmes helikopterit kështuqë të nesërmen u zgjuam herët në mëngjes dhe shkuam ne aeroportin e vogël gati për të filluar ekspeditën e shkurtër por të vështirë.

Zakonisht problemi kryesorë në Carstensz ishte moti i keq dhe me shi, dhe për këtë arsye ne mbetëm në Timika 18 ditë duke pritur në përmirësimin e  motit. Cdo ditë ishte rutina e njejtë: zgjoheshim pasdite, shkonim në një market të vogël të Timikes dhe hanim nje copë pice, kalonim ca kohë në market, dhe ktheheshim në hotel duke lozur letra me orë të tëra, pasiqë vendi nuk ishte I sigurtë të ishim jashtë pas orës 17:00. Pastaj ktheheshim ne dhomat tona dhe bisedonim me familjarët, shokët dhe shoqet deri ne orët e hershme të mengjesit.

Filluam ta ndjenim nevojën për të ushtruar, por nuk mund të bënim asgjë vetëm të motivonim njëri tjetrin. Kjo pritje na vuri në sprovë mjaft, por ne jemi ata të cilët respektojmë rregullat e maleve, dhe presim thirrjen e tyre.

Pas 18 ditësh pritjeje, më në fund fluturuam për base camp.  Jakson, Regan dhe Alfindo na prisnin me padurim dhe me buzëqeshje. Arritëm herët ne mëngjes dhe,  gjatë gjithë ditës kishim pushuar dhe ishim preaditur që në ora 3 pas mesnatës të nisemi drejt majës. Mua më filluan të përzjerat në bark. Babi kishte dhimbje të mëdha në këmbë, por, as ai as unë nuk u ndalem.

Majës i afroheshim, dhe adrenalina bashkë me lodhjen sa vinin e shtoheshin. Kur arritem te traverzi, përafërsisht 1,5 orë para majes, duke ecur përgjatë litarit, mu në mesin e tijë, mua  për disa caste më humbi të pamurit…, nuk e di as sot ta spjegojë: ishte nga sëmundja e lartësisë ngaqë përnjëherësh ndryshim niveli nga ai bregdetarë në atë të majes, apo stresi, apo lodhja, apo emocionet  drejt momentit të shumëpritur…, nuk e di…

I thërras babit që nuk po shoh, e ndjeva pësherëtimen e tij për një moment, dhe nuk u ndala …ec ngadalë dhe fokusohu tek këmbët – më tha.

Isha shumë pak hapa larg majes, mund ta shihja majën, lodhja mu largua dhe nga sytë dhe emocionet më tradhëtuan, filluan të më rrjedhnin lotë gëzimi, lot krenarie. Pas gjithë atyre sfidave, më në fund e arritëm qëllimin.

Mrikë, e përfunduam, apo? Më pyet babi duke ecur në drejtim timin…, eja këtu njëherë të përqafohemi – I them unë…

Kur filluam zbritjet, u ndjeva shumë keq, filluan  të më miren mendët dhe të më humbë fuqia. Filloi të binte shi I madh,  dhe në murin që ngjiteshim u bënë disa ujëvaja të vogla të pashmangshme, gjithnjë duke e vështirësuar zbritjen.

Pas disa orësh zbritjeje, më në fund arritem në kamp.  Të gjithë u mbledhën në tendën e darkës, vetëm unë shkova te flija nga lodhja dhe turbullirat që më vinin.  Gjatë gjithë natës pata të vjellura dhe nuk kisha fuqi të lëvizja vendi.. Me të zbardhë të ditës më morri gjumi. Por jo për shumë gjatë.

Helikopteri ishte nisur dhe për 40 minuta do mbërrinte ne kamp. Për gjysmë ore u pregaditëm, paluam tendat dhe gjërat përsonale. Dëgjuam edhe një herë këngën tonë me të cilën zgjoheshim dhe binim të flinim “Imagin Dragons – top of the ëorld”, kur në ndërkohë helikopteri arriti  dhe na mori për të na kthyer në Timika,  duke e përfunduar ekspeditën tonë me sukses…

Meqenëse ishte maja e fundit e projektit dhe po përfundonte me sukses, momenti I shumëpritur erdhi, bëri që kjo ekspeditë të më jetë më e vecantë me momentet më të lumtura të jetës time.