ELBRUS
Door to door – 2 weeks
Route – Normal
Elevation – 5642alt
“ MENDJA MË RRINTE TE SKIJAT”
Ekspedita më argëtuese ndonjëherë. Ishim një grup me numër të madh të ngjitësve, të cilët nuk i njihnim, por ata ishin duke pritur me padurim shoqërimin tonë, në krye me Mike – udhëheqësin e CTSS –së, pasi kishin dëgjuar që ne po vinim triumfues nga dy ekspeditat e njëpasnjëshme e më të mëdha të sfides “ 7 Majat”, Everesti dhe Denali. Kemi kaluar aq shumë kohë të bukur së bashku, dhe jam shumë e lumtur ti kem takuar dhe të mbaj shoqërinë tutje ende.
Sapo ishim kthyer nga Denali dhe, trupat tonë ishin të lodhur e të pafucishëm, sa nga ngjitjet e majave, poaq nga udhëtimet nëpër kontinente me mijëra kilometra, të cilat më ishin kthyer tanimë në rutinen: checing – climbing.
Nuk shkuam të bënim aklimatizimin si të tjerët, vet udhëheqësi i ekspedites nuk e pa të arsyeshme pasi kishim aklimatizim nga ekspedita paraprake e Denalit, e cila nuk kishte 10 ditë që kish përfunduar, prandaj pushuam atë ditë, dhe morëm vetën.
Kur u nisem për mal, dhe arritem te huts ( kabinat e vogla nga druri), gjëja e parë që duhej të bënim, ishte që ne, gjinia femërore të përzgjedhnim kabinen që na pëlqente, përparësi kjo që na u dha në shenjë konsiderate e respekti .
U vendosëm brenda, pushuam dhe filluam të bisedonim për qëllimet tona, vizionet, misionet, eksperiencën e malit, kënaqësitë që ti sjellë ai, dhe patjetër edhe sfidat bashkë me to. Nuk kisha pasë më heret aq shumë alpiniste femra brenda grupit, prandaj më erdhi kjo ekspeditë pak më ndryshe nga tjerat.
Të nesërmen kishim prap ditë aklimatizimi në lartësi tjetër mbidetare nga aklimatizimi I parë, kështu që pasi edhe kishim marrë veten mjaft, vendosem tu bashkangjitemi edhe une e babi grupit.
Kësaj here kishim një mission për ta kryer! Vendosëm të provonim me babin që zbritjen nga maja ta bëjmë më skija, pra kisha përpara një avanturë për të cilen edhe sot më ngrihet adrenalina kur e kujtoj.
Kështuqë morëm skijat dhe i vendosëm në cantat tona, arritëm tek pika që ishte e planifikuar të arrinim atë ditë dhe vendosëm skijat, unë, babi dhe Mike, ndërsa Len ishte me snoëboard dhe u lëshuam deri tek huts, ishte kjo një provë që aq shumë u kënaqëm saqë mezi e prisja të nesërmen, diten finale.
Më 07 korrik u zgjuam herët në mëngjes, dhe pas pregaditjeve të zakonshme filluam ngjitjen. Mëngjesi ishe i ftohtë, ndërsa me të dalur të diellit temperaturat filluan të ngriteshin dhe rrezet e diellit na nxenin edhe zemrat tona. Ishim 3 grupe, dhe teksa I afroheshim majës, të gjithë ishin të emocioniar, por unë nuk doja t’ia dija për majën në ato momente, bile të jem e sinqertë dhe modeste, pas Everestit (27 Maj) dhe Denalit (20 Qershor) kjo maje, jo që neglizhoj të bëmat e malit, por me të vërtetë më ka ngjarë në një maje aty pranë qytetit tim. Mua mendja më rrinte te kthimi, te skijat dhe avantura që më pritke.
Në majë të gjithë i uruam njëri – tjetrit dhe morem disa foto si zakonisht, kishte ngjitësa që sapo kishin filluar sfiden e 7 majave. Teksa të tjerën filluan zbritjen, ne u morem me skijat. Cdo gjë ishte gati për lëshim, koha ishte përfekte dhe momenti I kurreshtjes, gëzimit, adrenalinës erdhi.
Gjatë lëshimit, rrugës babai pësoi një aksident dhe lëndoi këmbën, të cilën pas ekspeditave iu desht ta operojë. Nuk kishte mundësi të vazhdonte me skija, kështuqë pjesën tjetër të zbritjes e bëri në këmbë.
Ishte ndjenjë e papërshkruar, meqenëse unë preferoj shumë skijimin, por, skijimi nga maja më e lartë e një kontinenti më dha shumë besim në vetvete. Ngjitja mu duk e lehtë, ndërsa zbritja e shpejtë. Kur mbërrimë tek huts ( kabinat), hoqëm skijat dhe u akomoduam duke festuar.
U paketuam, dhe më në fund pas 4 muajve ekspeditë pas ekspedite, ishte koha të kthehesha te e ëmbla shtëpi…















