DENALI
Door to door – it takes 21 days, we did it in 2 weeks
Elevation – 6194alt
Route – Normal route
Pas vetëm një jave pushimi dhe çlodhjeje nga ekspedita e Everestit, gjatë së cilës javë u kënaqa me familje dhe të dashurit e mi në Neë Jersey dhe Neë York, u nisem për majën e pestë nga të shtatat e projektit tim.
Fillimisht me Kampin Bazë, dhe pastaj një ndër ekspeditat më të vështira fillon.Pritëm derisa perëndoi dielli dhe filluam ngjitjen për kampin e parë, dy grupet e AMS nisëm ekspëditën. Rruga për në kampin e parë nuk ishte shumë e vështirë, (duhej të kalohej Kahiltna glaqieri), të paktën ashtu mu duk mua pasiqë kisha kaluar shumë kohë në mal dhe në lartësi të madhe mbidetare.
Kurr arritem në kampin 1, bora ishte deri tek gjunjët dhe e butë, trupat e djersitur menjëherë u fofën, filluam të largojmë borën dhe të vendosim tendat. Një unë e babi dhe një Dan (guida). Menjëherë, me të hyrë në tendë na zuri gjumi, të nesërmen dita ishe e nxehtë, bora ishte e butë dhe prap po e prisnim natën që të vazhdonim për kampin 2. Në darkë pasi u pregaditëm, vendosëm snoë shoes dhe filluam rrugën për kampin 2, kesaj here ishte më vështirë pasiqë terreni ishte më I pjerrët dhe I gjatë, vendosëm të vazhdonim me one push.
Kur arritem në campin 2, ishim të nxehur dhe të lodhur, u deshtën 5 minuta pushim që unë të vishja parkën, kisha shume ftohtë, kampin vonuam ta ngrisnim, pas 1 ore e gjysmë u vendosëm në tenda dhe atë natë fjeta me të gjithe lajerat që kisha me vete… kështu ishte edhe rruga për kampin 3.
Në kampin 3 kaluam dy netë për shkak të aklimatizimit. Kishim dëgjuar se kampi I 4 – të I Denali-t ishe shumë I “banuar” nga alpinistë nga e gjithë bota të cilët tentonin ta ngjisnin majen e Denalit, gjithashtu edhe baza e mbikqyrësve te parkut nacional ishte e vendosur aty. Takuam shumë alpinistë dhe ndamë eksperienca përsonale, ndërsa të nesërmen tentuam të ngjiteshim në kampin 4.
Rruga prej kampit 4 në kampin 5 përmbante fixed lines. Pasi kaluan 40% të rrugës, vendosëm të kthehemi dhe të pushonim një ditë në kampin 4 pasiqë trupat tanë kishin akumuluar lodhje , pra ne ishim të djegur (burn out) nga ekspeditat e mëparshme, në rastin konkret nga Everesti, të cilin nuk kishte 2 javë që kishim përfunduar, dhe kjo ekspeditë tani vec sapo e rëndonte më shumë ….
U kthyem dhe pushuam, fjetëm mirë ndërsa të nesërmen u zgjuam herët dhe u nisëm për kampin 5. Ngjitja ishte shumë e vështirë, ishim të lodhur, kaluam fixed lines dhe arritem një kurriz. Koha ishte e ndryshueshme, herë mbante mirë, her jo, por ne prap vazhdonim ngjitjen.
Më në fund iu afruam kampit dhe arritem. Aty takuam disa shokë me të cilët kishim bërë ngjitje më heret në majet e kaluara. Vendosëm kampin, u clodhem the filuam të diskutonim për ditën e majës. Koha nuk mbante mirë, për këtë arsye qëndruam 3 ditë duke pritur të ndaleshin sadopak erërat.
Me dt. 20 qeshor filluam rrugën tonë drejtë majës më të lartë në Amerikën Veriore, një ndër malet më të ftohta të botës. Koha prap nuk qe shumë e mirë, por ne vazhdonim rrugën. U ngjitëm për 2 orë pa pushuar, me canta të rënda dhe më parkat e veshura, kaluam traversin dhe arritëm tek ca skëmbinjë. U ulëm të pushonim dhe pamë dy ngjitësa duke u kthuer për në kamp, na këshilluan të mos vazhdonim pasiqë ne pjesën pas shkëmbinjëve erërat e bënin të pamundur ngjitjen. Diskutuam në mes vete së bashku me guidën dhe morëm vendim që të vazhdonim dhe se ndoshta erërat do pushonin derisa të arrinim ne. Dhe në të vërteë erërat ishin qetësuar sadopak dhe ishin pak më të buta. Rruga nuk mbaronte, ishim afër majës por kishim edhe një copë rrugë për të kaluar. Më në fund iu afruam majës aq sa dhe e shihnim me sy.
Ishte shumë ftohtë dhe kur arritem në majë, u ula në dy gjunjë….nuk e di a ju përula majes, a isha skajshmerisht e lodhur, a doja ta bindja veten që ishte e vërtetë…
Nuk kishim kohë të hmbisnim në maje, sepse moti po keqësohej. Gëzimin dhe bukurinë e pamjes nga maja u deshëm ta linim.pas. Filluam zbritjen të lodhur por me vullnet e motiv. Ishim të parët që arritem në kamp. Teksa futeshim brenda, vinin edhe grupet tjera. Atë natë fjetëm shumë mirë, u mbushëm enërgji dhe pa lindur dielli filluam zbritjen për kampin 4, në të cilin pushuam deri në 5 pasdite. Mblodhëm tendat dhe ushqimet dhe vazhduam të zbritnim. Qëllimi ishte të arrinim në base camp, kishim rrugë shumë, isha e lodhur dhe këmbët më pikonin gjak nga varrët që ishin hapur me ecjen e madhe dhe mbipeshën e cantës. Iu afruam kampit bazë, mezi bëja hapat, shihja grupe që sapo kishin filluar ekspeditën dhe thosha me vete “Ata nuk e kan idenë se cfarë po I pret”. Në kamp arritën afër orës 3 pas mesnatës, nxorrem thastë e fjetjes dhe I shtruam ne borë, nuk vendosëm tendat sepse ishim të lodhur, dhe të nesërmen shpresonim të ktheheshim në Talkeetna. Gjumi më I mirë që kam bërë ndonjëherë. Në mëngjes kur hapa syte pashë qiellin e kaltër dhe diellin I cili sapo kishte lindur, Dan na tha të bëheshim gati sepse ekspedita mbaroi..
Ishte koha të kthehëmi te të dashurit tane…
















































